Viti - Komuna ua ndërprenë punimet dy objekteve pa leje

Drejtoria e Inspeksionit në Viti ka ndërprerë punimet për dy objekte pa leje që janë duke u ndërtuar në qytet.

“Sipas drejtorit të Inspekcionit në Viti, Skender Ahmeti,  sot kjo drejtori ka ndaluar vazhdimin e punimeve pa leje në ish objektin e shtëpisë së mallrave  dhe ish restorant “Blue Sky” në qytetin e Vitisë. Ai bëri me dije se  punimet në mbindërtim e objektit në ish restorant “Blue Sky” dhe në ish shtëpinë e mallrave në Viti, po zhvilloheshin pa marrë leje paraprake nga organet kompetente”, thuhet në njoftim në facebook.

Tutje drejtori ka njoftusr se për këto raste janë marrë masa ligjore duke dërguar lëndët për kundërvajtje ne Gjykatën Themelore dhe kallëzim penal në Prokurori .

“Për kundër të intervenimeve të vazhdueshme të inspektoratit të ndërtimet që të ndërprehen punimet në objektet në qytetin e Vitisë, njëra  mbi ndërtime dhe  tjetra aneks  të objektit  investitorët përsëri nuk po e respektojnë vendimet për ndërprerjen e punimeve dhe vendosjen e shiritave për ndalimin e punimeve. Këta investitor  përsëri po e shkelin ligjin e ndërtimit. Për këto shkelje inspektorati  ka ngritur procedurë kundërvajtës në gjykatë dhe kallëzime penale në prokurori”, citohet të ketë thënë drejtori.