Ilustrim

Viti, kapet duke transportuar 14 qengja pa dokumentacion

Një i dyshuar është shoqëruar në Polici nën dyshimin se ka bartur me kamion 14 qengja pa dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në fshatin Binac të Vitisë.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit i dyshuari së bashku me qengjat është liruar në procedurë të rregullt.