Ilustrim

Viti: Kapen 88 dele kontrabandë, të dyshuarit ikin

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Buzovik të Komunës së Vitisë dy të dyshuar nëpër rrugë malore kanë kontrabandauar 88 dele.

Sipas njoftimit, njësiti patrullues ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka arritur të ndalojë bagëtinë, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe njësiti i doganës nga të cilët janë konfiskuar delet.