Foto: Facebook

Viti i ri hebraik i bën bashkë Thaçin, Osmanin, Hotin e Kurtin

Në Kosovë këtë pasdite është organizuar një ngjarje për të shënuar Vitin e Ri Hebraik 5781 në të cilën mes tjerash kanë marrë pjesë krerë të institucioneve dhe partive politike të Kosovës.

Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka dy popuj që i kuptojnë vuajtjet e njëri-tjetrit më mirë dhe më shumë se sa populli i Kosovës dhe i Izraelit.

“Këtë vit sikurse çdo festë tjerë, edhe kjo po festohet në rrethana ndryshe, të vështira për shkak të pandmeisë. Urioj që mirësia, slidarizteti të shndërrohen në udhërrëfyes për të gjithë ne, dhe të na gjej në një stad më të avancuar në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit”, tha mes tjerash ajo.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se së shpejti Kosova dhe Izraeli do të vendosin marrëdhënie diplomatike.

Me këtë rast po kujtoj që Republika e Kosovës garanton barazinë dhe lirinë fetare. Mirëpresim kulturën hebaraike. Kësaj radhe fetsa shënon njohjen reciproke Kosovë-Izrael. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me Izraelin”, theksoi Hoti.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministri Albin Kurti.

Kurti tha se ai nuk di hebraisht, por se e di se një nga urimet për këtë festë është që “qoftë i ëmbël ky vit”.

“Njohja shtetërore mes Izraelit dhe Kosovës do të jetë hap i radhës për respektin dhe miqësinë mes popullit të Kosovës dhe hebrenjeve. E shkuara mëson të bashkëpunojmë për paqe e ta ruajmë njerëzimin”, theksoi mes tjerash Kurti.

Pas Osmanit, Hotit e Kurtit, fjalën e mori edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

“Sivjet kjo festë është edhe më e madhe sepse vjen së bashku me lajmine  shumë priotur për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Izraelit.  Ndërtohet urë e fuqishme e komunikimit dhe bashkëpunimit institucional në të gjitha sferat e jetës shoqërore”, tha presidenti.

Në anën tjetër, Ruzhdi Shkodra përfaqësues i hebrenjeve në Kosovë, tha se është hera e parë që festojnë bashkë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

LINK