FOTO: Ilustrim

Viti, i dyshuari për drogë tenton t'i ikë Policisë

Në fshatin Pozhoran të komunës së Vitisë është arrestuar një person për posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit, njësitë e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë kanë vërejtur të dyshuarin pranë shtëpisë së tij në Pozheran.

I dyshuari me të parë Policinë ka tentuar të ikë.

“Me 18 shkurt 2021, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë, gjatë patrollimit në rrugën Pozheran –Viti, kanë vërejtur të dyshimtin banor i fshatit Pozheran pranë shtëpisë se tij. I dyshimti në momentin që ka vërejtur Policinë ka filluar të ikë. Hetuesit policorë kanë hyrë pas tij në oborrin e shtëpis së tij ku ai është hasur duke i fshehur 4 paketime (doza) me substancë te dyshuar narkotike”, ka thënë Hashani.

Tutje sipas Hashanit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit i është bastisur shtëpia ku janë gjetur paketime të shumta me substanca narkotike.

“Me pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe në bashkëpunim me njësitin Anti Drogë nga Shtabi Qendror është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse ku pas shtëpisë së personit të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar në dy kavanozë prej qelqi një sasi e substancës së dyshuar narkotike –  127 paketime (doza) me substancë të dyshuar narkotike”, ka thënë tutje Hashani.

I dyshuari është arrestuar dhe së bashku me substancën e dyshuar narkotike i është dorëzuar Njësisë Anti Drogë pêr hetim të mëtejmë.