foto: Ilustrim

Viti, gjuajtje me armë gjatë një ahengu, ndërhyn Policia

Forcat policore kanë ndërhyrë mbrëmë rreth orës 22:20 pas raportimeve se ka pasur të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu në Viti.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari ka konfiskuar një armë me një fishek si dhe tri gëzhoja.

Është njoftuar prokurori dhe rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.