foto: Ilustrim

Viti, gjendet pa shenja jete një i mitur në një serrë

Një djalë i mitur është gjetur pa shenja jetë në një serrë në Viti.

Policia ka njoftuar se ai është gjetur afër shtëpisë së tij dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Policia ka shtuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë dhe dyshohet të ketë ndodhur në ora mbrëmë rreth orës 23:30.