Ilustrim

Viti, gjatë kacafytjes gjuan me armë

Një mosmarrëveshje ka çuar në kacafytje mes dy personave dhe njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Viti.

Sipas Policisë, viktimat kanë arritur t’ia largojnë armën të dyshuarit duke e hedhur në tokë.

Në vendin  ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë  dhe një predhë, ndërsa arma nuk është gjetur.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.