Ilustrim

Viti, dyshohet se ka kontrabanduar tetë metra kub dru, thotë se i bleu nga një person i Maqedonisë së Veriut

Një person është ndaluar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Kosovës në fshatin Kabash në Viti.

I njëjtit në kamionin e tij i kishte të ngarkuara 8 metra kub dru, pa dokumente përkatëse.

Sipas njoftimit të Policisë personi po dyshohet se ka bërë kontrabandim me mallra.

Tutje Policia njoftoi se i dyshuari ka thënë se drutë i ka blerë nga një person i Maqedonisë së Veriut.

“Me vendim të prokurorit drutë janë sekuestruar, ndërsa kamioni i është liruar të dyshuarit” thuhet në raportin e Policisë.

Policia njoftoi se rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.