Foto: KALLXO.com

Viti, dy qytetarëve u vidhen veturat

Dy qytetarë të Vitisë kanë raportuar në Polici se persona të panjohur ua kanë vjedhur veturat.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Sllatinë e Poshtme.

Ngjarja, sipas ankuesit, ka ndodhur natën mes 29 dhe 30 majit.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në Viti. Ky rast është raportuar dje në mëngjes.

Policia njofton se janë duke u hetuar të dy rastet.