Viti, burri rrah gruan pas mosmarrëveshjes në familje

Një rast i dhunës ndaj gruas është raportuar se ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Remnik të Vitisë.

Sipas raportit të policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka bërë të ditur se  i dyshuari pas një mosmarrëveshje në familje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari për këtë rast sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.