Foto: Ilustrim

Viti, burri raporton se tentuan ta vrasin në pyll

Një burrë në Viti ka raportuar se derisa ishte duke shkuar në pyll, bashkë me disa të afërm është takuar me dy persona të dyshuar, ku njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij por nuk e ka goditur.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rastin vazhon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:30 në Viti.