Ilustrim

Viti, babai e denoncon djalin për sulm fizik

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Viti ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Dyshohet se i dyshuari ka probleme psiqike dhe është ndaluar për tretman mjekësorë në repartin e Neurologjisë”- thuhet në njoftim policor.

Sipas policisë, ky rast ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30.