Viti - Arrijnë maska dhe dorëza mbrojtëse, por jo edhe dezinfektues

Deri më tani në komunën e Vitisë kanë arritur vetëm maskat dhe dorëza mbrojtëse, por jo edhe materiale tjera dezinfektuese.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli.

“Mundem me ju konfirmu që na kanë arritur maska dhe dorëza nga Ministria, kurse dezinfektues nuk na ka ardhur. Për fat të mirë deri tani nuk kemi ndonjë rast tjetër të dyshimtë si të infektuar. Mobilizimi do të vazhdoj gjithsesi”, Vjollca Kadolli.

Gjatë ditës së sotme, zyrtarë të komunës së Vitisë, komunë e cila ka të konfirmuara dy raste të prekura me coronavirus dhe është shpallur zonë e izoluar me vendim të qeverisë, u ankua se nuk kanë bashkëpunim dhe as ndihmë nga niveli qendrorë.

Masat për coronavirusin, fshati Stubëll i Vitisë në karantinë

.