foto: Ilustrim

Viti, arrestohet shtetasi maqedonas pasi sulmoi dy kosovarë

Një person me nënshtetësi maqedonase është arrestuar dje në komunën e Vitisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti kishte sulmuar dy persona me shkop druri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar me një shkop druri dy viktimat meshkuj K-Shqiptar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.