foto: Ilustrim

Viti, arrestohet se rrahu familjarin

Një person në Viti është arrestuar gjatë ditës së djeshme për dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  familjarin e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.