Ilustrim

Viti, aksident mes 3 veturave

Nga një aksident trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Smirë të Vitisë janë lënduar 4 persona.

Sipas policisë, në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe lëndime kanë marrë njëri nga drejtuesit si dhe tri pasagjere.

Policia ka shtuar se të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore dhe në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Rasti ka ndodhur në ora 20:30.