Foto: Ilustrim

Viti: Aksident me 9 të lënduar

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku dje në Viti rreth orës 19:00.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëra nga veturat gjatë tejkalimit nuk kishte respektuar rregullat në komunikacion duke i dalë ballë për ballë veturës tjetër.

Dy nga 9 të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman ndërsa të tjerët janë liruar për në shtëpi.