Ilustrim

Vitet kur temperaturat ishin më të ulëtat në Kosovë

Kosova por edhe rajoni po përballen me mot të ftohtë dhe temperatura të ulëta.

Por, temperaturat aktuale janë larg atyre që janë shënuar në të njëjtin muaj vite apo dekada më parë.

Zyrtari i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Bashkim Kastrati, ka dhënë një pasqyrë të temperaturave më të ulëta në qytetet e Kosovës në muajin janar në 6 dekadat e fundit.

Sipas Kastratit, temperatura më e ulët në Kosovë është shënuar në Gjilan më 25 janar 1963 – minus 32.5 gradë Celsius, pastaj në Klinë më 13 janar 1985 (minus 30.8 gradë celsius), në Mitrovicë (më 13 janar 1958) dhe Gjakovë (më 25 janar 1963) ku temperatura ishte minus 29 gradë celsius, etj.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ftohtë, me ç’rast temperaturat më të ulëta do të jenë minus 10 gradë celsius.

Moti në dy ditët e ardhshme, temperatura minimale minus 10 gradë celsius

www.kallxo.com