Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj

Vishaj: Pacientët e vaksinuar po e kalojnë më lehtë Omicronin

Personat që kanë nevojë për trajtim pas infektimit me variantin Omicron kanë një gjendje më të lehtë klinike.

Kështu ka pohuar drejtori i Klinikës Infektive në Prishtinë, Arben Vishaj.

Sipas Vishajt, ky variant tashmë është më dominuesi, ndërsa edhe më tej të hospitalizuarit janë kryesisht personat e pavaksinuar.

Vishaj ka thënë po ashtu se pacientët e vaksinuar me të dy dozat e vaksinës po e kalojnë më lehtë se ata të pavaksinuar.

“Në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, tani më dominues në Kosovë është varianti ‘Omicron’. Tek pacientët e infektuar, që janë të vaksinuar më dy doza të vaksinës, kemi vërejtur se e kalojnë një formë klinike më të lehtë. Tek pacientët që janë të pavaksinuar, varianti ‘Omicron’ është mjaft agresiv tek këta pacientë dhe është duke shkaktuar dëmtim shumë serioz në shëndetin e tyre”, është shprehur Vishaj në një intervistë për KALLXO.com.