Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Visar Prebreza: Bizneset janë lodhur duke bërë ankesa në OShP  

Redaktori i KALLXO.com, Visar Prebreza, ka thënë se bizneset kanë nisur të mos dërgojnë më ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit apo siç njihet Gjykata e Tenderëve.

Kjo, sipas Prebrezës, për shkak të stërzgjatjes së kohës për të marrë një vendim nga ky organ.

“Shumë biznese nuk po dërgojnë më ankesë në OShP pasi që janë lodhur. Po ashtu duke e ditur praktikën e 2014 kur në Organin Shqyrtues të Prokurimit ka ardh bordi i ri dhe nuk i ka shqyrtuar fare vendimet paraprake. Ose kalojnë tre vjet deri sa të marrin një vendim edhe kur ta marrin vendimin e kthejnë në rivlerësim por ka raste kur kompania kontraktuese e ka kry projektin gjatë asaj kohe sa kompania tjetër e ka bërë ankesë”, tha ai.

Në emisionin “Kallxo Përnime” u transmetua rreth krizës në Organin Shqyrtues të Prokurimit.