Ilustrim

Virusi i ri kinez infekton qindra njerëz

Numri i njerëzve deri më tani të infektuar nga virusi misterioz që është shfaqur në Kinë është shumë më i lartë, se sa që janë shifrat zyrtare, kanë thënë shkencëtarët për BBC.

Ka pasur gati 50 raste të konfirmuara të “koronavirusit” të ri, por ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar vlerësojnë një shifër më të afërt deri në 1700.

Dy njerëz dihet se kanë vdekur nga sëmundja e frymëmarrjes, e cila u shfaq në qytetin Ëuhan në dhjetor.

“Jam shumë më i shqetësuar sesa kam qenë një javë më parë,” tha shkencëtari, profesor Neil Ferguson për përhapjen e sëmundjeve.

Puna është përfunduar nga Qendra MRC për Analiza të Sëmundjeve Infektive Globale në Imperial College London, i cili këshillon organet përfshirë qeverinë Britanisë së Madhe dhe Organizatën Botërore të Shëndetit (ËHO).

Singapori dhe Hong Kongu po ekzaminojnë pasagjerët e fluturimeve nga Ëuhan, dhe autoritetet amerikane njoftuan masa të ngjashme duke filluar të premten në tri aeroporte kryesore në San Francisko, Los Angeles dhe New York.