Të fortit e politikës përfitojnë nga pandemia CoVid-19

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka arritur të zbuloj dosje të cilat nga gjykatat e Kosovës do parashkruhen për shkak të mos punës gjatë pandemisë CoVid-19.

Hulumtimi ka zbuluar se tri lëndë të cilat janë që një kohë të gjatë në Gjykatat e Kosovës, priten të parashkruhen muajt e ardhshëm.

Në mesin e lëndëve që do parashkruhen janë edhe dosja e Sami Lushtakut për arratisjen nga QKUK, dosja e ish- drejtorit të PDK-së në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dosja e ish- shefit të personelit në Komunën e Pejës, Muhamet Kelmendi.

Gjithashtu në emisionin e sotëm, njëri nga gjyqtarët do të flas mbi arsyet e parashkrimit të lëndës dhe tregon se si ndikon kjo në performancën e gjyqësorit të Kosovës.

Emisioni Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe live në Facebook të KALLXO.com