Viola von Cramon të hënën në Beograd, temë edhe Kosova

Eeurodeputetja Viola von Cramon do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd të hënën, më 30 maj.

Kështu ka raportuar mediumi N1. Sipas tyre, Cramon e Vuçiq do të diskutojnë për procesin e integrimit evropian të Serbisë, përafrimin e saj me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, çështjet e energjisë dhe normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

Von Cramon ka qenë kritike ndaj autoriteteve serbe në disa raste në të kaluarën dhe është sulmuar nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe media pro-pushtetit.

Vuçiq u tha gazetarëve se ai priste vizita të rëndësishme nga Evropa dhe Rusia në të ardhmen e afërt.