Viola Von Cramon

Viola von Cramon: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë skandal, t'i ngrihet procesi i anëtarësimit në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon e ka quajt skandal marrëveshjen e ministrave të jashtëm të Serbisë dhe Rusisë.

Viola von Cramon tha se ky është një sinjal për ngrirje të bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE.

“Ky është një skandal serioz. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashmte e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me Rusinë agresore. Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”- shkroi von Cramon në Twitter.

 

Ndaj marrëveshjes së dy ministrave të jashtë të Rusisë dhe Serbisë kanë reaguar edhe kryeministri Albin Kurti dhe nga Zyre e Presidentes së Kosovës.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit mes ministrave të jashtëm të Serbisë dhe Rusisë duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore demokratike.

Kurse nga Presidenca kanë kërkuar që Serbisë t’i ndalet procesi i anëtarësimit në BE.