Viola von Cramon: Largimi i liberalizmit të vizave nga agjenda - absolutisht i papranueshëm

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të papranueshëm largimin e liberalizimit të vizave për Kosovën nga agjenda e Këshillit Evropian.

Sipas saj, ky proces është tejzgjatur dhe ka potencuar që dialogu dhe procesi i vizave duhet të mbeten çështje të ndara.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i vonuar dhe duhet të jepet pa kushte, me ç’rast heqja e sotme nga agjenda e Këshillit të BE-së është absolutisht e papranueshme. Liberalizimi i vizave dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i prirë nga BE duhet të mbeten çështje më vete”- ka shkruar von Cramon në rrjetin Twitter.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka hequr nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024.

Presidenca çeke bëri thirrje për depërshkallëzim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë lidhur me vendimin për çështjen e targave.

Çështja e targave, hiqet nga agjenda propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën