Viola Von Cramon

Viola von Cramon i reagon Thaçit për Lajçakun

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon i ka reaguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili një ditë më parë deklaroi se nuk e ka vullnetin që si President i vendit të marrë pjesë në dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Von Cramon përmes një publikimi në Twitter është shprehur se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është një zgjedhje personale.

“Një  lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo.

Në prill të këtij viti Këshilli i BE-së, ka njoftuar se ka emëruar sot Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

 Javë më parë, Lajçak ka deklaruar se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk kontribuon në stabilitetin në rajon.

Pak javë pasi Lajçak u shpreh kundër korrigjimit të kufijve, Thaçi nuk e dëshiron atë në dialogun me Serbinë