Viola Von Cramon

Viola von Cramon i reagon Enver Hoxhajt pas akuzave për ndërhyrje në Gjykatë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar ndaj shkrimit të ish ministrit të jashtëm Enver Hoxhajt, i cili më herët gjatë ditës reagoi për vizitën e Cramon në Hagë, duke e quajtur si ndërhyrje politike.

Ajo është shprehur se askush nuk do ndërhynte në dhomat e specializuara, duke shtuar se ndoshta kjo është diçka e zakontë në vendin tuaj.

“Ju duhet ta dini si funksionojnë strukturat e dhomave të specializuara dhe zyrat e specializuara të Prokurorisë. Askush nga ne nuk do ndërhynte në ndonjë proces. Pse do duhej? Për ne kjo është e qartë. Si mund të mendoni diçka të tillë? Ndoshta kjo është diçka e zakontë ne vendin tuaj. Por unë ju sigurojë se kjo nuk është diçka e zakontë në demokracitë funksionale,” është përgjigjiur Cramon përmes rrjetit Twitter.

Enver Hoxhaj reagon për vizitën e eurodeputetes në Hagë, e quan ndërhyrje politike