Viktor Orban uron Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga homologu i tij nga Hungaria, Viktor Orban.

Sipas një komunikate, kryeministri hungarez ka uruar kryeministrin Kurti për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin e rajonit në institucionet evropiane.

Më tej, thuhet se Hungaria do të vazhdojë të punojë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me përfitime reciproke në tregti, investime dhe arsim.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Republikës së Kosovës më 3 shkurt 2020.