Viktimat nga COVID-19 janë nga Prizreni dhe Rahoveci

Dy persona të infektuar me coronavirusin e ri kanë vdekur sot në QKUK.

Siç njofton ShSKUK-ja, njëri rast është A.M. 56 vjeçar nga komuna e Rahovecit, për të cilin thuhet se përveç infeksionit me COVID-19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ndërkaq, pacienti tjetër është H.K, 62-vjeçar nga Prizreni, i cili ishte i pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23 qershor transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

Gjithashtu, dje  kanë vdekur dy persona me COVID-19.

SHSKUK ka bërë të ditur se dje, në Klinikën Infektive ka vdekur pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se ka vdekur edhe një pacient i moshës 52 vjeçare i prekur me COVID-19.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 44.