Pamje nga oborri i QKUK-së të vdekurit nga COVID-19 duke u nxjerrë në arkivole

Numri i të vdekurve në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë më 13 mars, ka arritur në 95.

Vetëm gjatë kësaj jave ka pasur rritje të numrit të viktimave nga COVID-19.

Pamjet të vdekurit e COVID nxirren nga Klinikat e QKUK-së. Kujdes respektoni masat

Pamjet të vdekurit e COVID nxirren nga Klinikat e QKUK-së. Kujdes respektoni masat

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 10 juillet 2020

 

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar tetë viktima. Në disa pamje të xhiruara nga KALLXO.com shihen ekipet mjekësore duke nxjerrë viktimat në arkivole nga Klinika e Infektivës.

Në pamjet e transmetuara mund të shihni edhe se një nga viktimat ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Mjekësore Sportive e cila gjendet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare ku edhe po trajtohen disa nga pacientët e prekur nga COVID-19.

Në bazë të statistikave të të vdekurve nëpër Komunat e Kosovës, më e prekura është ajo e Prizrenit me gjithsej 15 viktima nga COVId-19. Prishtina gjatë kësaj kohe ka regjistruar 10 viktima, Komuna e Vushtrrisë, 8 viktima nga COVID-19.

Në QKUK, mbi 100 pacientë të prekur me coronavirus dhe të cilët po trajtohen me oksigjenoterapi.

Në total numri i regjistruar me të prekur me COVID-19 në Kosovë, është 4 mijë e 307 persona.

Të shëruar nga infektimi sipas statistikave zyrtare janë 2 mijë e 95 ndërsa janë shënuar 94 viktima.