Viktima raporton se u dhunua nga pesë persona të dyshuar

Një vajzë në Prishtinë, ka raportuar në polici se është dhunuar nga pesë persona të dyshuar.

Sipas njoftimit, viktima e këtij rasti, është paraqitur në stacionin e policisë, dhe ka raportuar se me datë 30 prill, ka takuar të dyshuarin, i cili pa dëshirën e saj e kishte dërgua rnë një shtëpi të pabanuar në Prishtinë.

Sipas viktimës, i dyshuari së bashku me katër persona të tjetë, e kanë dhuanuar dhe e kanë detyruar që të konsumonte drogë deri më 5 maj 2021.

Me urdëhr të prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti për dhunim dhe është duke u hetuar.