Foto: Ilustrim

Viktima raporton dhunën nga babai dhe gjyshi

Një rast i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur para dy ditëve në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë, viktima ka raportuar gjatë ditës së djeshme se ka pranuar tretman mjekësor pasi që një ditë më parë ishte keqtrajtuar fizikisht nga  babi dhe gjyshi i tij.

Dy të dyshuarit në lidhje me këtë rast janë intervistuar, ku njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje për 48 orë.