Ilustrim

Viktima raportoi se pasi dëgjoi një të shtënë me armë zjarri gjeti një vrimë në veturën e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje kanë pranuar një raportim se ka dëgjuar një të shtënë me armë zjarri.

Pas kësaj, viktima ka thënë se në veturën e tij me targa vendore ka vërejtur një vrimë e cila dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Rasti është thënë se ka ndodhur në fshatin Begrac në Kaçanik, dje rreth orës 18:05.

“Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë të armës së zjarrit” – ka thënë Policia.

Tutje është raportuar se ankuesi ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd dhe nuk dyshon në askënd.

Po ashtu, në njoftim është thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit e se rasti në procedurë hetimore.