Drenasi

Viktima në Drenas raporton në polici dhunën në familje

Një grua në Drenas ka raportuar në polici për një rast të dhunës në familjen e saj.

Sipas raportimit, viktima mëngjesin e djeshëm ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari, familjar i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Si pasojë e këtij sulmi, viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor, dhe më pas është dërguar në strehimore.

Pas intervistimit, me vendim të prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje.