Viktima kishte urdhër mbrojtje, por sulmohet fizikisht nga një burrë

Një grua e ka raportuar një burrë tek organet e rendit nën pretendimin se duke mos respektuar urdhrin mbrojtës lëshuar nga Gjykata, ka përdorë dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 12 mars 2023 në Gjilan.

Viktima nuk ka pranuar tretmanin mjekësor ndërsa  i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.