Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Viktima e aksidentit të djeshëm në Ferizaj ishte shtetase e Shqipërisë

40-vjeçarja që vdiq pasi që u godit nga një veturë, dje më 07.08.2024 në Ferizaj është shtetase e Shqipërisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimë femër shtetase e  Shqipërisë e cila pasi ka arritur në QKUK duke mos u bërë ballë lëndimeve ka ndërruar jetë” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari R. M., 18-vjeçar, fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, e më pas ishte paraqitur në stacion policor ku edhe është arrestuar e dërguar në mbajtje, sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Aksident trafiku në Ferizaj, vdes këmbësorja