Foto-Ilustrim

Viktima dyshon se persona të dyshuar i vunë flakën veturës së saj

Një grua në Pejë ka raportuar në polici një rast për zjarrvënie.

Sipas njoftimit të bërë nga policia viktima mbrëmë pas mesnate ka raportuar se persona të dyshuar dyshohet se i kanë vënë zjarrin veturës së saj të parnuar afër shtëpisë së saj.

Viktima pasi ishte informuar se vetura e saj ishte përfshirë nga zjarri, kishte arritur të shuaj zjarrin, mirëpo vetura kishte pësuar dëmtime në pjesën e brendshme të saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet polciore dhe njësia e zjarrfikësve.

Policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.