Vihet gurthemeli për objektin e ri të FShMN-së

Vihen gurthemelet e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore (FShMN) të Universitetit të Prishtinës, nga projekti i financuar nga BE-ja, UNOPS dhe UP-ja.

Objekti i ri do të jetë mbi 13 mijë metra katrorë, hapësirë kjo për 2,300 studentë e do të ketë edhe mundësinë e furnizimit me energji efiçence.

Ndërtimi filloi në janar të këtij viti me planin që të përfundojë në qershor të vitit 2024.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Kurti i cili tha që ndërtimi objektit të ri të do të mundësojë zhvillimin e teknologjive të reja dhe aplikimit të tyre nga studentët për progres të gjithmbarshëm në shoqëri.

“Është shumë me rëndësi që FSHMN-ja po ndërtohet afër fakultetit teknik, kjo afërsi do të ofrojë mundësi për bashkëpunim më të ngushtë dhe shkëmbime akademike shkencore që mund t’i kontribuojnë zhvillimit të ndërsjellë të fushave që ato mbulojnë. Arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen dhe është shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Synojmë fuqizimin dhe reformimin e sistemit arsimorë”- deklaroi Kurti.

Tutje shtoi që avancimi në shkencat natyrore dhe aplikative do të ofrojë zgjidhje për problemet me problemet të ndrysmë.

“Ndërtimi i objektit modern të shkencave matematikore-natyrore do të iu ofrojë studentëve dhe personelit akademik, infrastrukturën, teknologjinë dhe burimet e nevojshme për zhvillim akademik dhe profesional në degët studimore të këtij fakulteti. Matematika dhe shkencat natyrore ofrojnë bazën për njohje të reja dhe avancimit të kuptuarit të botës nga ana jonë” – tha në mes tjerash kryeministri Kurti.

Ndërsa Ambasadori BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog duke folur për këtë projekt të përbashkët, tha se kjo do të ndikojë drejpërdrejtë në rritjen e cilësisë.

“Ky objekt, do të ofroj ambient të sigurt dhe miqësor. Kjo do ta përmirësojë infrastrukturën e UP-së, siç është parku publik. Nuk është vetëm ndërtesë e re, por edhe përmirësim i mirëqenies dhe shëndetit së studentëve, ngaqë do të përfitojnë shumë breza të ardhshëm. Projekti do të ndikoj drejtpërdrejt rritjes së cilësisë në arsim dhe mbështet hulumtimin në mësimdhënie. Ndërrimi i objektit është pjesë e agjendës së BE-së për punësim dhe arsim. Investimi ynë për 9 milion euro për dizajnimin, mbikëqyrjen e ndërtesës së re të fakultetit është një demonstrim i ri i përkushtimit tonë” – tha ambasadori Szunyog.

Të pranishëm në vënien e gurthemelit ishin edhe rektori i UP-së, Qerim Qerimi, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.