Vihet gurthemeli për ndërtimin e shkollës në Lagjen ‘Mati 1’

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetaren Jehona Lushaku-Sadriu kanë vendosur sot, më 22.08.2024, gurin e themelit të shkollës në lagjen “MATI 1”.

Përparim Rama tha se ndërtimi i kësaj shkollës ka rëndësi të madhe për nxënësit e kryeqytetit dhe se zvogëlon ngarkesën e shkollave tjera në kryeqytet.

“Është një shkollë me interes të madh për kryeqytetin për arsye se jep një ndihmë të madhe edhe për shkollat “Pavarësia” dhe “Ismail Qemaili” që janë të mbingarkuar me nxënës” – tha Rama

Ai përmendi se kjo shkollë ka kapacitetin për një numër të konsiderueshëm të nxënësve, teksa thekson që është financuar nga fondet private

“Kjo shkollë pritet të përfundojë në korrik të vitit 2025 dhe kapaciteti i shkollës është 720 nxënës. Sipërfaqja e kësaj shkolle është 4,800 metra katror dhe i gjithë investimi është nga sektori privat” – tha ai

Tutje, Rama theksoi se ndërtimi i tri shkollave në kryeqytet ka fond prej 15,4 milionë, që pastaj prej një periudhe 12-vjeçare do t’i paguajnë.

Kryetari i kryeqytetit tha se “në momentin kur shkolla funksionalizohet ne e paguajmë mirëmbajtjen e shkollës dhe kjo është një gjë e mirë për kryeqytetin sepse nuk ka presion të madh në fonde publike”

Ndërsa, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se shkolla i përmbush të gjitha standardet evropiane në të gjitha aspektet

“Në kemi mendu që kjo shkollë të jetë për klasat para deri në klasat e pesta, për shkak se do t’i shkarkoj shkollat e kryeqytetit si “Pavarësia” dhe “Ismail Qemaili”. Vetë modeli i shkollës garanton një organizim të tillë që pastaj do të rezultoj në mësim” – thekson Lushtaku-Sadriu

Tutje, ajo tha se “do të ndërtojnë edhe një shkollë për klasa 6-9 dhe si lagja do të kompletohet me shkollë fillore dhe mesme të ulët”.