Vihet gurëthemeli i shkollës së re në fshatin e Haradinajt

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur së bashkë me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan.

Bytyqi ka thënë së duhet kujtuar e kaluara heroike për të cilën sipas tij, dha shumë Gllogjani me rrethinë.

“Natyrisht, u ndjeva shumë i kënaqur që gjendesha në mesin e qytetarëve të Gllogjanit, të cilët në ditët më të vështira ishin në gjendje të mbronin gjuhën dhe vendin, por kujtova edhe rolin patriotik që pati kjo shkollë, sikurse shumë shkolla të tjera, duke shërbyer edhe si bazë e UÇK-së, nga ku mbrohej popullata dhe vendi”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai siguroi së ndërtimi i kësaj shkolle të re do të realizohet sipas standardeve evropiane.

Gjithashtu pas kësaj ai tha së kanë vizituar shkollën “Isa Boletini” në Isniq, ku panë nga afër ecurinë e punimeve të objektit përcjellës të kësaj shkolle.