
ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com
Vidhet zmadhuesi i zërit nga një xhami në Vushtrri
02.3.2025 - 10:55
Në ditën e parë të Muajit të Ramazanit, një rast i pazakontë është raportuar se ka ndodhur në Studime të Ulët të Vushtrrisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur brenda një xhamie është vjedhur një zmadhues zëri.
Rasti ka ndodhur më 01.03.2025.
Rasti sipas Policisë është nën hetime.