Ilustrim

Vidhet vetura në mes të ditës në Vushtrri

Një grua ka raportuar në Polici se gjatë ditës së djeshme në Vushtrri i është vjedhur vetura me targa të huaja.

Policia e Kosovës njofton se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:50 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri.