Ilustrim

Vidhet një veturë në Lipjan

Një person nga Lipjani dje është ankuar në Policinë e Kosovës se i është vjedhur vetura.

Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi ka raportuar se vjedhja e veturës ka ndodhur nga persona të panjohur gjatë natës.

Madje, tutje është thënë se vetura me targa vendore ka qenë e parkuar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Haradin Bajrami”, dje rreth orës 06:30.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.