Vidhet një veturë në Istog, arrestohet një person

Një person është arrestuar nën dyshimin se para dy ditëve ka vjedhur një veturë në fshatin Banjë të Istogut.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja kishte ndodhur në orët e para të 18 korrikut, rreth orës 01:40.

Policia ka thënë se vetura e vjedhur është gjetur.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka vjedhur veturën pronë e viktimës. Identifikimi i personit është bërë dhe vetura është gjetur”, ka thënë policia.

Tutje është thënë se lidhur me rastin është bërë intervistimi i personit të dyshuar dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.