
foto: Ilustrim
Vidhet një traktor në Podujevë
30.1.2023 - 13:29
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës kanë pranuar një ankesë nga një burrë nga fshati Sfeqël i Podujevës.
Sipas ankesës, burrit në fjalë i është vjedhur një traktor më 29 janar 2023, rreth orës 14:00.
Vjedhja sipas njoftimit zyrtar policor është bërë nga person apo persona të panjohur.
“Ankuesi ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur traktorin” – ka thënë Policia.
Tutje është thënë se rasti në fjalë është nën hetime.