Personi iArrestuar Ilustrim

Vidhet një shtëpi në Vushtrri, policia brenda natës arrestoi të dyshuarit

Orët e hershme të mëngjesit e sotëm në rrugën “Trepça” në Komunën e Vushtrrisë është raportuar se ka ndodhur një vjedhje brenda një shtëpie.

Me të marrë informacionin policia kishte dalë në vendin e ngjarjes e pas reagimit të shpejtë ishte bërë e mundshme edhe arrestimi i një 25 vjeçari me inicialet E. Sh. dhe 23 vjeçarit A. V., të dyshuar për të njëjtën vepër.

Sic ka njoftuar policia dy të dyshuarit kishin vjedhur vegla pune dhe veshmbathje brenda shtëpisë.

Të gjitha këto vegla pune dhe veshmbathjeve pas procedurave i janë kthyer pronarit.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të këtij të fundit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është hapur në polici si vjedhje e rëndë në tentativë.