Ilustrim

Vidhet një BMW X5 në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njofton se një burrë me nënshtetësi gjermane ka raportuar se të dyshuar të panjohur ia kanë vjedhur veturën me targa gjermane.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe vetura ka qenë i tipit BMW X5.

Tutje policia sqaron se rasti është nën hetime.