Policia e Kosovës

Vidhet një Audi SQ7 në Gjilan, të dyshuarit kërkuan 100 mijë euro kompensim

Një burrë është ankuar në Policinë e Kosovës se një i dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër ia kanë grabitur veturën e tij, Audi QS7.

Ankuesi ka thënë se grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e armës dhe në emër të kompensimit të një shume të parave prej 100 eurove.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 30 gusht, në rrugën e Prishtinës në Gjilan, ndërsa raportimi në Polici ka ndodhur dje.

“Më 02 shtator 2022 ankuesi ka raportuar se i dyshuari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në bashkëveprim me një person tjetër të dyshuar, nën kërcënim të armës, në emër dhe në kompensim të një shume parash prej 100.000 euro i kanë grabitur automjetin e tij të tipit Audi SQ7” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se pas kësaj të dyshurit janë larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Policia ka treguar se rasti është duke u hetuar.