
Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Vidhet një armë zjarri në Istog
13.2.2025 - 10:52
Një armë zjarri dhe një karikator janë raportuar të jenë vjedhur në një shtëpi në Istog.
Vjedhja dyshohet se ka ndodhur kohë më parë, por rasti është raportuar në Polici, më 12.02.2025.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur një armë zjarri – pistoletë, me një karikator.” – thuhet në Raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar më 13.02.2025.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori.